Lutje për paqe e dashuri në meshën e Pashkëve

Kosova

Lutje për paqe e dashuri në meshën e Pashkëve

Më: 20 prill 2014 Në ora: 15:18

Me lutje për një jetë të qetë në paqe e harmoni dhe me një jetë e cila i ngjason jetës së Krishtit, filloi mesha kryesore e Pashkëve - ringjalljes së Krishtit, të dielën në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Katedralja ishte e stërmbushur në meshën e cila filloi në orën 11. Shumë qytetarë qëndronin edhe në këmbë për shkak se nuk kishte vend që të uleshin.
Mesha filloi me rite të zakonshme e drejtuar nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Qytetarët dhe priftërinjtë lexuan disa pjesë prej letrës së Shën Palit Apostull drejtuar Kolesianëve.

“Kërkoni çka është lartë, ku gjendet Krishti”, lexim prej letrës së Shën Palit apostull drejtuar Kolesianëve. Nga ky lexim që tregohej jeta pas ringjalljes së Krishtit.

“Vëllezër nëse u ngjallët bashkë me Krishtin kërkoni çka është lartë, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e hyjut. Dëshironi gjëra që janë lartë, jo ato përmbi tokë sepse vdiqët dhe jeta e juaj është e fshehur me Krishtin në hyjun. E kur të duket Krishti, jeta juaj atëherë edhe ju bashkë me të do të shfaqeni plotë lavdi ….”

“ Pas të shtunës në të zbardhur të dritës të ditës së parë të javës shkuan Maria Magdalenë dhe Maria tjetër për ta parë varrin, kur qe, ra një termet i madh sepse engjulli i zotit zbriti nga qielli, u afrua rrokullisi gurin dhe u ul mbi të. Fytyra e tij ishte porsi vetëtima e petku i tij i badhë por si bora. Rojtaret prej frikës së tij u dridhën dhe u bën sit ë ishin të vdekur, atëherë engjulli u tha grave ju mos u trembuni , e di se kërkoni Jezusin e kryqëzuar, Ai nuk është këtu. U ngjallë sikurse tha ejani dhe shikoni vendin ku qe vën e pastaj nxitoni të shkoni e tregoni nxënësve të tij. U ngjall së vdekuri dhe ja po shkon para jush në Galile, atje do të shihni. Ja ju tregova. Ato menjëherë u larguan nga varri me frikë e njëherësh me gëzim të madh….”

“Pas 40 ditëve të kohës së kreshmeve, duke filluar nga e mërkura e përhime, jemi përgatitur përmes lutjes, agjërimit dhe veprave të mira. Për tri ditëshin e shenjtë dhe për këtë festë të të ngjalurrit të Zotit tonë, Jezu Krishti….”

Pas ceremonive fetare në Kishë, festa zhvendoset në familje, ku dreka e së dielës është përmbyllja e Javës së Madhe, që sjell për të gjithë besimtarët e krishterë, mesazhin që jeta mbizotëron mbi vdekjen dhe shpresa mbizotëron mbi zhgënjimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat