Gani Geci: Koha që LDK e Skenderajt ta ketë një deputet në Kuvend të Kosovës

Kosova

Gani Geci: Koha që LDK e Skenderajt ta ketë një deputet në Kuvend të Kosovës

Më: 20 prill 2014 Në ora: 00:09

Fitorja e LDK-së nuk duhet të mbështetet vetëm në dobësitë dhe qeverisjen e keqe të koalicionit të tanishëm qeveritar në krye me PDK-së, por para së gjithash, në dëshmitë për vlerat që ofron LDK-ja për vendin dhe për qytetarët, si dhe në besimin që ajo duhet të reflektojë për brezat e rinj.
Për LDK-së është e rëndësishme fitorja në këto zgjedhje, aq sa edhe qeverisja e mire dhe efektive, e cila do të pasojë në të ardhmen”. Kështu u tha në takimin që LDK, Dega Skenderaj pati me përfaqësuesit nga qendra, e ku u pa një prani e madhe e anëtarësisë dhe një mobilizim i pashoq për zgjedhjet parlamentare.
Në këtë takim, prezent ishte edhe Gani Geci me të gjitha strukturat e LDD-së së Skenderajt. Ai tha se ka ardhur koha që LDK e Skenderajt ta ketë një deputet në Kuvend të Kosovës e kjo bëhet duke u bërë bashkë LDK dhe LDD në këtë qytezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat