Shqiptarët kalojnë në vend të parë për azil

Kosova

Shqiptarët kalojnë në vend të parë për azil

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:19

Shqipëria kryeson tashmë grupin e azilkërkuesve nga Ballkani, në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas dokumentit të siguruar nga TCH, 1,035 azilkërkues shqipëtarë u regjistruan gjatë muajit shkurt në Gjermani, Belgjikë, Suedi, Luksemburg dhe Zvicër, duke kapur nivelin e serbëve që mbanin pozicion udhëheqës deri në Janar 2014.

Por, raporti i 39-të i “FRONTEX” shton dhe rritjen e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, ndërsa vëren kalime ilegale të kufirit shqiptar drejt Hungarisë.

"Britania e Madhe raportoi për 140 aplikime për azil vetëm nga shqiptarët, gjatë Shkurtit 2014. Nëse këto të dhëna i shtohen numrit total të pesë vendeve të tjera të Shengenit, shqipëtarët përbëjnë kombësinë kryesore gjatë shkurtit, duke ia kaluar serbëve me gati 100 aplikime. Me shqetësim, raportimet e Hungarisë tregojnë se kalimi i paligjshëm kufitar prej shqiptarëve, në kufirin serbo-hungarez është rritur në mënyrë të qëndrueshme prej Nëntorit 2013", thotë raporti.

Në dy muajt e parë të vitit vlerësohet rritje prej rreth 431 për qind e azilkërkuesve shqiptarë në Shengen.
Të paktën 824 vetë kërkuan azil vetëm në Gjermani, duke shënuar 2127 për qind më shumë se gjatë shkurtit të vitit 2013.
Ndërkohë që në Suedi u regjistruan 116 shqiptarë, 26 në Belgjikë, 54 në Luksembourg dhe 15 persona aplikuan në Zvicër, citon tch.

Njësia e analizës së rrezikut në Varshavë tregon se për periudhën e analizuar, 3 Shkurt deri në 2 Mars 2014, pati 3100 aplikime gjithsej nga pesë vendet e Ballkanit, përfituese të regjimit pa viza, duke vlerësuar pozitivisht një rënie prej 17 për qind në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat