Xhihadistët e Drenicës i frymëzon imami nga Shqipëria

Kosova

Xhihadistët e Drenicës i frymëzon imami nga Shqipëria

Më: 18 prill 2014 Në ora: 11:54

Numri i të rinjve që po shkojnë të marrin pjesë në luftën e Sirisë porritet çdo ditë në komunën e Skënderajt.

Dyshohet për dhjetëra të rinj nga kjo komunë që kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur në Siri. Bashkësia Islame e Kosovës, dega e Skënderajt është e shqetësuar për këtë fenomen.

Ndërsa komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, është shprehur se policia ka të dhëna zyrtare vetëm për pesë qytetarë të Skenderajt që luftojnë në Siri, por ky numër sipas tij mund të jetë tri herë më i madh.

“Ky numër mund të jenë edhe më shumë”, ka thënë toger Durmishi. Qytetarët e Skenderajt kanë një adresë dhe person që akuzojnë për përhapjen e kësaj ideologjie, njofton Zëri.

Ata thonë se gjithçka kishte nisur në Drenicë, me ardhjen e imamit nga Shqipëria i njohur me emrin Xhemajl (Kastriot) Duka, në fshatin Marinë pas luftës së vitit 1999.

Ata që kanë përqafuar ideologjinë e Imamit Zhemajl Duka, nuk shqetësohen as për ligjet që nxjerr Qeveria e Kosovës e cila dënon deri në 15 vjet këdo që shkon për të luftuar jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat