Para Tribunalit, qindra të dyshuar për krime lufte, paqeje dhe keqqeverisje

Kosova

Para Tribunalit, qindra të dyshuar për krime lufte, paqeje dhe keqqeverisje

Më: 15 prill 2014 Në ora: 17:52

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vetëm pak ditë më parë u kujtua se nuk kishte qenë në front të luftës. Për habinë të gjithëve ai u deklarua në këtë mënyrë në kohë para zgjedhjeve, tash kur po mundohet të kryejë të gjitha punët që i kishin mbetur ‘peng’ gjatë dy mandateve të tij. Por më nuk është e habitshme ajo deklaratë e kryeministrit Thaçi, kur po flitet plotë 24 orë për krijimin e tribunalit, e që thuhej se do të dënojë ‘gabimet’ e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirëpo ndërkombëtarët gjatë kësaj jave deklaruan se tribunali nuk do të gjykojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ai do të përqendrohet në individë. A do të ndikojë kjo kryeministri Thaçi të ndryshoj sërish qëndrimin? Ani pse emri i tij po lakohet shpesh sa herë po përmendet çështja e tribunalit.
Por nuk është i vetmi kryeministri që po i frikësohet kësaj gjykate të posaçme, derisa kurrsesi nuk po futet në rend dite për u futur në Kuvend. Tribunali po ia prish imazhin Kosovës. Kështu po deklarojnë zyrtarë të lartë të shtetit. Po tash që tribunali do të merret me individë të caktuar, a do të thotë se do t’ua prish imazhin ‘individëve të caktuar’?


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat