Dështon projekti i puseve në Gërmi

Kosova

Dështon projekti i puseve në Gërmi

Më: 12 prill 2014 Në ora: 19:43

U hapën me idenë për të furnizuar Sofalinë e Taslixhen me ujë, por puset në Gërmi nuk patën ujë aq sa u mendua. Si pasojë, ato janë mbuluar dhe konsiderohen si të dështuara.
Për këtë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ia lë fajin ujësjellësit rajonal “Prishtina” që sipas tij, shpuan në vende të gabuara e jo ku ju tha komuna.
Ahmeti, për emisionin ‘038’ të KTV-së, deklaroi se tashmë po mendohen shpime të reja, në vendet ku komuna në bazë të hartave që i ka e di që ka ujë.
Por në ujësjellës thonë se projekti nuk mund të quhet i dështuar sepse aty doli ujë, por jo aq sa pritej. Sipas zëdhënëses, Arjeta Mjeku-Azizi, në Gërmi doli shumë pak ujë, jo aq sa u mendua dhe se mund të përdoren 5 litra për sekondë.
Sipas saj, ky ujë nuk po përdoret tash ngase duhet të i bëhen analiza.
Në anën tjetër, Ujësjellësi që dy javë më parë tha se nuk po e dërgon ujin e Ujmanit në liqe për shkak të frikës së një alge, tashmë ka ndërruar strategjinë. Tash e 1 javë, gypi po e hedhë ujin në liqe dhe sipas Mjeku-Azizit, niveli i liqenit vetëm për 5 ditë u rrit për 16 centimetra.
Por derisa Badoci po mbushet, Batllava po zbrazet për çdo ditë më shumë. Ujësjellësi thotë se javën tjetër do prezantojë edhe planin e mbushjes së këtij liqeni.
Nëse gjendet zgjidhje për mbushje të Batllavës, ajo pritet të fillojë së implementuari nga muaji qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat