Hetime komplekse për rastin Oliver Ivanoviq

Kosova

Hetime komplekse për rastin Oliver Ivanoviq

Më: 12 prill 2014 Në ora: 12:15

Shefi i Prokurorisë speciale të Kosovës Jonathan Ratel thotë se aktakuzat që i ngrit nuk janë politikisht të motivuara, se hetimet janë komplekse deh se prokuroria nuk bazohet në ngjarjet politike.

Ai në një intervistë "Vesti" ka paralajmëruar transferin e kompetencave të zyrës së tij tek organet vendore të Kosovës duke sqaruar se ky është proces i pakthyeshëm dhe se mandati i këtij misioni nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

I pyetur kur do të ngrihet aktpadia kundër Olivr ivanoviqit, Ratel ka theksuar se bëhet fjalë për një hetim shumë kompleks dhe se gjithçka është e angazhuar për këtë rast.

Ai ka hedhur poshtë spekulime se arrestimi i Oliver Ivanoviqit është i motivuar politikisht dhe njëkohësisht ka shtuar as arrestimet dhe as aktakuzat nuk bëhen assesi në baza etnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat