Haradinaj: Pas kthimit nga Haga mu ofrua ti prij opozitës

Kosova

Haradinaj: Pas kthimit nga Haga mu ofrua ti prij opozitës

Më: 9 prill 2014 Në ora: 23:07

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se pas kthimit nga Haga, i është ofruar mundësia që të bëhet lider i opozitës, për shkak të siç thotë, “rejtingut të lartë që e kishte”
“Të gjithë kemi dëshirë me qenë më mirë, të bëhet një jetë me dinjitet. Asnjëherë nuk më ka mërzitur se çka do të ndodhë me mua. Kemi ende punë në Kosovë dhe mendoj se me marrjen e drejtimit të Kosovës, ai është shpërblimi jo vetëm për brezin tim, por për të gjithë brezat. Kam kërkuar nga partnerët që ta mbajnë dinamikën e pavarësimit të Kosovës. Me ardhjen timë më është ofruar ti prij opozitës, të hapim një front kundër qeverisë së atëhershme, megjithëse e kisha rejtingun shumë të lartë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Top Show”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat