Kosova

MPJ dėnon aktin vandal tė dėmtimit tė simboleve tė Kosovės nė Frankfurt

Bota Sot | 07.10.2012 14:32
MPJ dënon aktin vandal të dëmtimit të simboleve të Kosovës në Frankfurt

Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės dhe ministri Enver Hoxhaj, dėnojnė aktin vandal tė kryer nga persona ende tė paidentifikuar mbi simbolet e Konsullatės sė Republikės sė Kosovės nė Frankfurt.

Tė shtunėn pasdite, zyrtarėt e Konsullatės nė Frankfurt kanė vėrejtur se janė dėmtuar simbolet shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, stema dhe shenja e Konsullatės nė derėn kryesore tė hyrjes.

Me kėtė rast ėshtė grisur me mjete tė forta stema e Republikės sė Kosovės, ndėrsa nė gjuhėn serbe ėshtė shkruar: “Kosova ėshtė Serbi”.

Pas evidentimit tė rastit, pėrveē Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, zyrtarėt e Konsullatės menjėherė kanė njoftuar Policinė gjermane dhe autoritet relevante, tė cilėt kanė dalė nė vendin e ngjarjes dhe kanė proceduar me rastin.

Pas kontrolleve mė tė detajuara, ėshtė evidentuar se pjesėt tjera tė objektit, nuk kanė ndonjė shenjė tė ndonjė ndėrhyrje tė dhunshme dhe se akti ėshtė kryer vetėm jashtė objektit.

Autoritetet e policisė gjermane po kryejnė tė gjitha procedurat e nevojshme pėr zbardhjen e plotė tė kryerėsve dhe motiveve tė kėtij akti.

Me kėtė rast, MPJ e Kosovės shpreh indinjatėn e saj pėr kėtė akt tė ulėt tė kryer ndaj simboleve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, duke ritheksuar vendosmėrinė e misioneve diplomatike e konsullore dhe tėrė shėrbimit tė jashtėm tė Kosovės pėr fuqizimin e mėtutjeshėm tė subjektivitet ndėrkombėtar tė Republikės sė Kosovės dhe avancimin e vazhdueshėm tė shėrbimeve konsullore pėr qytetarėt e Kosovės me qėndrim jashtė vendit.

MPJ e Kosovės shpreh konsideratat mė tė larta pėr autoritetet gjermane pėr angazhim qė po bėjnė pėr zbardhjen e kėtij rasti, duke shprehur besimin e plotė se shumė shpejt do tė gjenden edhe kryerėsit e kėtij akti vandal dhe se ata do tė ballafaqohen me drejtėsinė.

MPJ e Kosovės thekson se akte tė tilla tė ulėta nuk kanė kurrfarė ndikimi nė punėn dhe imazhin e fuqishėm shtetėror tė Republikės sė Kosovės nė ēdo pjesė tė botės, ku pėrfaqėsohet me misione diplomatike dhe konsullore. BS


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus