Partizani "shpërblen" talentin e skuadrës para ndeshjes me Elbasanin

Futboll

Partizani "shpërblen" talentin e skuadrës para ndeshjes me Elbasanin

Më: 10 prill 2026 Në ora: 22:52
Fabio Hyseni

Partizani do të luajë të hënën ndeshjen e radhës në kampionat me Elbasanin në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Abissnet Superiore. 

Pas humbjes në shtëpi me Vllazninë, "Demat" kërkojnë ringritjen dhe kthimin te fitorja pasi gara për vendin e katërt dhe të fundit për "Final Four" në klasifikim po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Teksa "Të Kuqtë", po përgatiten për të qenë në formën më të mirë për këtë duel, në seancën e sotme stërvitore është ftuar dhe Fabio Hyseni, talenti i spikatur tek moshat U-17 i cili ka marrë dhe besimin e trajnerit Oltijon Kërnaja për të "udhëtuar" në Elbasan.

Paraqitjet e mira të 16-vjeçarit tek të rinjtë e kryeqytetasve, kanë mjaftuar që në staf të mendojnë për t'i dhënë minuta në këtë duel të rëndësishëm dhe mjaft delikat..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat