Muçi rikthehet në stërvitje, qetësohet stafi i Trabzonspor

Futboll

Muçi rikthehet në stërvitje, qetësohet stafi i Trabzonspor

Më: 9 prill 2026 Në ora: 20:35
Muçi

Muçi rikthehet në stërvitje, qetësohet stafi i Trabzonspor!

Ndërsa Trabzonspor vazhdon përgatitjet për ndeshjen jashtë fushe kundër Alanyaspor në javën e 29-të të Superligës turke, rikthimi i Ernest Muçit në stërvitje, pas Arseniy Batagov, ka sjellë buzëqeshje në fytyrat e stafit teknik.

Muçi, i cili u kthye nga impenjimi me ekipin kombëtar me një dëmtim dhe fillimisht mori pjesë në përgatitjet për ndeshjen kundër Galatasarayt, pati një problem me shpinën, humbi seancat stërvitore pasuese dhe nuk u përfshi në skuadër për ndeshje.

Ai, gjithashtu nuk mori pjesë në stërvitje gjatë kësaj jave, ndërsa është rikthyer vetëm gjatë ditës së sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat