Vdes trajneri i njohur që kishte rivalitet të madh me Kosovën

Futboll

Vdes trajneri i njohur që kishte rivalitet të madh me Kosovën

Më: 7 prill 2026 Në ora: 20:49
Mircea Lucescu

Selektori i Rumanisë. Mircea Lucescu. një nga trajnerët më të njohur të futbollit botëror, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pas një ataku në zemër që pësoi në Spitalin Universitar, ku ishte shtruar për disa ditë.

Si selektor me kombëtaren e Kosovës kishte rivalitet të madh me Kosovën.

Problemet shëndetësore nisën gjatë kampit të kombëtares së Rumanisë, para miqësores me Sllovakinë (0-2), të cilën ai nuk e ndoqi.

Trajneri u dërgua menjëherë në spital, ku pësoi atakun në zemër më 3 prill dhe dy ditë më parë kaloi në koma, por nuk arriti të mbijetojë.

Vdekja e Lucescu vjen pak ditë pas përfundimit të aventurës si trajner i kombëtares rumune, pas dështimit për të kualifikuar ekipin për Kupën e Botës 2026.

Ai ishte emëruar në këtë post në gusht të vitit 2024 dhe kishte marrë këshilla nga mjekët rumunë dhe belgë për të pushuar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore.

Mircea Lucescu, i njohur si “Il Luce”, fitoi gjatë karrierës 37 trofe, duke u renditur pas Sir Alex Ferguson dhe Pep Guardiola.

Ai shënoi karrierën e tij kryesisht te Shakhtar Donetsk, ku fitoi tetë tituj të kampionatit ukrainas dhe UEFA Cup në 2009.

Ai gjithashtu ndikoi në futbollin turk me Galatasaray dhe Beşiktaş, duke fituar tituj kampionati dhe Superkupën e UEFA-s me Galatasaray në vitin 2000.

Në Rumani, Lucescu fitoi kampionatin me Dinamo dhe Rapid.

Gjatë karrierës së tij, trajneri drejtoi klube si Corvinul, Dinamo, Pisa, Brescia, Reggiana, Rapid, Inter, Galatasaray, Beşiktaş, Shakhtar, Zenit Saint Petersburg, Dynamo Kyiv dhe kombëtaren turke.

Mandati i parë i Lucescu te kombëtarja rumune në vitet ’80 mbetet një nga momentet historike të futbollit rumun, pasi ai kualifikoi ekipin për Kampionatin Evropian 1984, duke shënuar debutimin e “Trikolorëve” finalet e turneut.

Para ndeshjes së 15 nëntorit, Lucescu kishte vlerësuar lart lojtarët e Kosovës.

“Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Kosova është një ekip i jashtëzakonshëm që mund të fitojë ndaj çdo skuadre. Ata kanë lojtarë që zhvillohen në ekipe të mëdha në Evropën Perëndimore.

Se nuk arritën të krijojnë një grup të fortë për shkak të shpërndarjes së tyre në vende të ndryshme, nuk do të thotë se nuk janë një ekip i mirë. Nuk ka më dallime, vetëm ne imagjinojmë”, kishte thënë më 14 nëntor 2024, Lucescu.

Por pas ndeshjes së tensionuar, Lucescu kishte akuzuar lojtarët e Kosovës.

“Unë i respektoj lojtarët e tyre, shtrëngova duart, më erdhi Muriqi, por sjellja e tyre...”, kishte thënë Lucescu në konferencë për media pas ndeshjes.

“E dinim më parë se do të largoheshin nga fusha, e kishin thënë në konferencë. Publiku u soll për mrekulli. As që mund të krahasohet me atë që ishte në Prishtinë.

Na hodhën sende, fishkëllenin himnin tonë...Ata shpresonin se do të dilnin nga fusha dhe do të fitonin 3:0, mungesë e tmerrshme e ferplejit’”, pati thënë Lucescu me 17 nëntor 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat