Shtatë gola në Milano, Interi thyen keq Romën

Futboll

Shtatë gola në Milano, Interi thyen keq Romën

Nga: K.G. Më: 5 prill 2026 Në ora: 22:39
Interi

Interi me hap kampioni në Itali.

Skuadra zikaltër ka shënuar fitore të thellë ndaj Romës me rezultat 5:2 në derbin e madh të javës së 31-të në Serie A.

Futbollistët e Interit dhuruan mbrëmje të madhe, duke kënaqur të pranishmit me gola.

Shtatë gola, secili më i bukur se tjetri qoftë nga njëra palë dhe skuadra tjetër.

Për zikaltrit, Martinez shënoi në minutën e 1-rë e të 52-tën, pastaj Calhanoglu 45+2', Thuram 55' e Barella 63' dhe për Romën Mancini realizoi në minutën e 40-të e Pellegrini Lo. 70'.

Interi kryeson me 72 pikë, ka një ndeshje e 9 pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë. Rroma renditet në vend të gjashtë me 54 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat