Sadiki pas barazimit të Erzenit: Jemi në një lloj krize

Futboll

Sadiki pas barazimit të Erzenit: Jemi në një lloj krize

Më: 16 mars 2024 Në ora: 17:53
Sadiki - djathtas

Erzeni mori një barazim pa gola kundër Laçit, në javën e 28-të të “Abissnet Superiore”.

Pas përfundimit të ndeshjes, qendërmbrojtësi i shijakasve Nehar Sadiki, i cili festoi edhe ditëlindjen sot, foli pë situatën e vështirë që po kalon ekipi i tij.

“Faleminderit, është mirë te luash kur ke ditëlindjen, por në plan të pare është ekipi.

Duhet te fitonim por nuk ja arritëm. Na ka kapur një lloj ngërçi ne fazën e sulmit, nuk e di ç’te them.

Kemi ardhur të luajmë ndeshjen me Laçin si “all in”, duhej një marsh me i larte për të fituar ndeshjen. Jemi në një lloj krize, megjithatë nuk dorëzohemi.

Kemi pësuar shumë gola nga mungesa e përqendrimit. Megjithatë, këtë ndeshje nuk pësuam dhe është diçka e mirë. Duam te arrijmë objektivin tonë”, tha ai për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat