Shala kërkon tre pikë me Shkëndijen ndaj Vardarit

Futboll

Shala kërkon tre pikë me Shkëndijen ndaj Vardarit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:08
Adenis Shala

Xhiroja e 24-t Shkëndijën e sheh si mysafire të Vardarit në Maxhari të Shkupit, ku kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

Sulmuesi i krahut Adenis Shala thotë se ekipi ka punuar me përkushtim për këtë ndeshje dhe se të gjithë janë të determinuar të japin 100% nga vetja për të fituar duelin në Shkup. 

Dueli Vardari-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin e Maxharit në Shkup me fillim në orën 15:00.

Adenis Shala, tha: “Gjatë kësaj jave jemi përgatitur maksimalisht për këtë përballje me rivalin e ditës së shtunë. I marrim përgjegjësitë për dy ndeshjet e fundit, mendoj se ishin hap fals në rrugën për titull.

Mirëpo ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për detyrat tona dhe do ta japim maksimumin nga vetja për të kthyer rezultatet pozitive në anën tonë.”

Të gatshëm për reagim pas dy barazimeve.….

Adenis Shala: “E thash se bëmë dy hapa fals në rrugën për titull, mirëpo ne tash duhet ta ngrejmë kokën dhe të punojmë për atë që pason.

Gjatë javës kemi punuar për këtë ndeshje dhe të shtunën shkojmë të ndeshemi me kundërshtarin me besim se nëse japim maksimumin, patjetër se do të marrim rezultatin e dëshiruar.

Dihet se çdo derbi sjell lojë të fortë, pavarësisht pozitave të ekipeve në renditje, por ne duhet të jemi gjakftohtë, të shkojmë të japim gjithsecili nga vetja 100% dhe unë shpresoj e besoj shumë te skuadra jonë se nëse luajmë ashtu si dijmë, patjetër se do të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat