Araujo flet për duelin me PSG-në

Futboll

Araujo flet për duelin me PSG-në

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:08
Ronald Araujo

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka analizuar shortin e çerekfinaleve të Championsit, ku do të përballen me PSG-në.

25-vjeçari u shpreh se Mbape është një lojtar i madh dhe se do mundohet ti kundërpërgjigjet me futboll të mirë.

“Kilian Mbape është një lojtar i madh, më i rrezikshmi në duelet një për një.

Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ta. Ende nuk e di se çfarë pozicioni do të luajë.

Ne e dimë cilësinë që ka. Ata gjithashtu kanë Ousmane Dembele, i cili më parë ishte te Barcelona dhe është shumë i mirë në luftën një-për-një.

Ne do të mundohemi t’i përgjigjemi individualiteteve të tyre, me futbollin tonë”, tha ai duke folur për mikrofonat e “TV3”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat