​Nagelsmann është në kërkim të një klubi

Futboll

​Nagelsmann është në kërkim të një klubi

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:27
Julian Nagelsmann

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka konfirmuar që ai dëshiron të merr një vendim për të ardhmen e tij para fillimit të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Edhe pse është trajner i Gjermanisë, Nagelsmann i lejohet të marr drejtimin e një klubi.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Nagelsmann dëshiron të jetë trajner i një klubi para se të fillojë turneu i Euro 2024.

Siç bëhet e ditur nga gazetari gjerman, Florian Plettenberg, Nagelsmann dëshiron të merr një vendim më herët për të pasur qartësi dhe qetësi.

Gjatë turneut të Euro 2024, dhe pak para nisjes së tij, ai dëshiron që të ketë një fokus të plotë në turne dhe jo që e ardhmja e tij të jetë temë diskutimi gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat