Atletico kërkon përmbysjen ndaj Interit

Futboll

Atletico kërkon përmbysjen ndaj Interit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Champions League vijon sonte në mbrëmje me dy ndeshje të tjera shumë interesante, që do të zbulojnë dhe dy ekipet e fundit çerekfinaliste.

Spikat mbi të gjitha super dueli mes Atletico Madrid dhe Interit, që do të luhet në “Wanda Metropolitano”, ku Atletico Madrid synon ta përmbys humbjen 1-0 në Milano.

Skuadra zikaltër po kalon një formë të jashtëzakonshme në vitin 2024, me 13 fitore në 13 ndeshje.

Një statistikë interesante ndërkohë për Atleticon është fakti se në 6 nga 9 ndeshjet e fundit në Champions, ka arritur të gjejë golin në 10 minutat e para.

Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmund synon ta sigurojë kualifikimin në “Signal Iduna Park” pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj PSV Eindhoven. Verdhezinjtë me mbështetjen e publikut janë ndjeshëm më të avantazhuar për të siguruar biletën për në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat