Osmani: Vllaznia dëshiron të dy trofetë

Futboll

Osmani: Vllaznia dëshiron të dy trofetë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:31
Tefik Osmani

Egnatia dhe Vllaznia u shortuan me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Të dyja ekiipet që kryesojnë kampionatin do të përballen mes tyre edhe për trofeun e Kupës.

Një takim mjaft interesant dhe që premton të jetë shumë i luftuar, pasi si rrogozhinasit ashtu edhe shkodranët synojnë të fitojnë çdo trofe. Pas hedhjes së shortit ka folur Tefik Osmani.

Drejtori sportiv i kuqebluve ka theksuar se nuk ka skuadër të lehtë në këtë fazë të Kupës, ndërsa nënvizon se Vllaznia i dëshiron të dy trofetë.

“Mendoj që të katërta skuadrat e kanë merituar që kanë ardhur deri këtu, ne do tja bëjmë hyzmetin çdo skuadra që do të na binte. Në këtë fazë nuk ka skuadra të lehta, do të japim maksimumin për të shkuar në finale.

 Vllaznia gjithmonë ka qenë për të dy trofetë, që kur është krijuar klubi. Unë për veten time se kam përmendur asnjëherë fjalën titull, euforia ka kohë që tek ne është me këmbë në tokë sepse kemi dhënë në çdo ndeshje maksimumin do të vazhdojmë të qëndrojmë kështu por nuk kemi siguruar asgjë.

Kupa është ndryshe nga kampionati, takimi i parë do të jetë më i kujdesshëm nga të dyja skuadrat, ndeshja më e bukur për tu ndjekur do të jetë ajo e dyta. Nuk i trembemi dhe do të japim maksimumin.

Ndeshja Tirana-Kukësi është shumë e fortë, ajo skuadër që nuk jep maksimumin 100% do të ketë probleme. Presidenti i Federatës ka ardhur pasi do të ndërtohen disa fusha, kryeministri për qytetin e Shkodrës. Ju lutem edhe njëherë mos ua hidhni djersën atyre djemve që po bëjnë maksimumin për atë qytet”, ka deklaruar Osmani pas hedhjes së shortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat