Ndaj Atletico Madrid jo vetëm për fitore

Futboll

Ndaj Atletico Madrid jo vetëm për fitore

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:13
Lautaro Martinez

Seancë stërvitore në mëngjes dhe më pas nisja për në Madrid, ku Simone Inzaghi do të japë edhe një konferencë për shtyp rreth orës 19:00 në “Civitas Metropolitano”.

Inter fitoi ndeshjen e parë në Milano me rezultatin minimal, por të mërkurën zikaltërit do të provojnë shansin e tyre në një fushë jo të lehtë për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions League ndaj Atletico Madrid.

Zikaltërit synojnë vetëm fitoren për t’u kualifikuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni, por gjithashtu flitet se do të rinovojë edhe kontratën me Lautaro Martinez, kapitenin e tyre argjentinas.

Në stadium do të jetë edhe agjenti i kapitenit, ku pritet që të dyja palët të ulen e të nënshkruajnë rinovimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat