Trajnerja Cyme Lulaj publikon listën, të dielën nis grumbullimi

Futboll

Trajnerja Cyme Lulaj publikon listën, të dielën nis grumbullimi

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:25
Lista

Shqipëria U-16 është gati për turneun “UEFA Development” për vajza, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 11-16 mars, një turne që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të kësaj grupmoshe.

Përveç Kombëtares shqiptare U-16, që drejtohet nga trajnerja Cyme Lulaj, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës U16, Skocisë U16 dhe Portugalisë U16. Të gjitha ndeshjet e këtij turneun do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” në datat 11, 13, 15 dhe 16 mars.

Trajnerja Cyme Lulaj ka shpallur edhe listën me 21 lojtaret e grumbulluara në këtë turne. Shqipëria e vajzave U-16 do të nisë përgatitjet për turneun “UEFA Development” të dielën në Durrës, ku do të qëndrojë e grumbulluar deri në fund të turneut.

Përsa i përket kalendarit, ndeshjet e para do të luhen më datë 11 mars. Skoci-Portugali, në orën 11:30, ndërsa Shqipëria do të përballet me Kosovën, në orën 14:30.

Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 13 mars, me sfidën Portugali-Kosovë që do të luhet në orën 11:30 dhe Shqipëri-Skoci, në orën 14:30.

Shqipëria e vajzave U-16 do të luajë ndeshjen e fundit në turneun “UEFA Development” me Portugalinë më datë 15 mars në orën 14:30, ndërsa sfida Kosovë-Skoci do të zhvillohet më 16 mars në orën 11:30.

“UEFA Development” U16 për vajza është turneu i tretë Europian i organizuar për këtë vit nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat