Milan, në kërkim të një numri 9

Futboll

Milan, në kërkim të një numri 9

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:28
Logo e AC Milan

Milani është në luftë për fitimin e një trofeu, Europa League, por sezoni i kuqezinjve ka qenë me shumë ulje-ngritje, duke parë daljen e hershme nga lufta për titull si dhe eliminimin nga Champions League që në fazën e grupeve.

Për sezonin e ardhshëm klubi është në kërkim të një numri 9 që të jetë në gjendje të mbajë mbi vete peshën e sulmit. Ndër emrat më të përmendur për kuqezinjtë është ai i Joshua Zirkzee i Bolonjës dhe Beniamin Sheshko i Lepizing, por ndërkohë është shfaqur edhe një tjetër, Santiago Himenez i Feyenordit.

23-vjeçari meksikan është ndër lojtarët që ka dalë në dukje këtë sezon në panoramën futbollistike evropiane, me 20 gola në 23 ndeshje në kampionatin holandez, e dy gola në katër ndeshje në Champions League, si dhe një në Europa League kundër Romës.

Pengesë mund të bëhet çmimi i lartë. Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, Himenez vlen 50 milion euro, por po vazhdoi me këto ritme Feyenord do të kërkojë më tepër.

Ndërkaq, edhe pse Milan është vazhdimisht në kërkim të një qendërsulmuesi, duket se nuk është sulmi problemi kryesor i kuqezinjve, që janë forca e tretë në Serinë A, ku sapo janë kaluar nga Roma.

Problemi i vërtetë qëndron te mbrojtja, me 32 gola të pësuar vetëm në kampionat, ndërsa në Europa League pësoi dy gola edhe nga Slavia e Pragës me 10 lojtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat