Muçi: Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu

Futboll

Muçi: Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Ernest Muçi

Vetëm pak orë më parë, ish-“fantazisti” i “Bardhebluve” të Tiranës, Ernest Muçi u zyrtarizua si lojtari më i ri “Shqiponjave të Zeza”, të Besiktas, me “gjigantët” e futbollit turk, që derdhën plot 10 milionë euro në arkat e polakëve, të Legia për kartonin e 22-vjeçarit, operiacion nga i cili do të përiftojnë edhe rekordmenët e Kategorisë Superiore.

Tashmë, “ylli” i sulmit të Kombëtares sonë ka mbërritur në Stamboll, ku menjëherë ka dhënë edhe “deklaratën” e tij të përa për mediat, teksa u shpreh se është shumë i lumtur që është pjesë e një klubi legjendar, si Besiktas dhe se gjithashtu tregoi për transferimin e tij të beftë, që për hir të së vërtetës ndodhi shumë shpejt.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu.

Është një ëndërr e kthyer në realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh.

Mezi po pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët, trajnerin.

Mezi po pres të filloj. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar.

Transferimi? Ndodhi shpejt sipas mendimit tim.

Ndodhesha në hotel, sepse do të luaja ndeshjen e radhës me ish-klubin tim sot. Kështu që ndodhi shumë shpejt. Në mëngjes udhëtova drejt Varshavës që të isha këtu.

Ndodhi shumë shpejt dhe jam shumë i lumtur që u krye ky transferim. Është një nder i madh për mua që të jem pjesë e një klubi kaq të madh”,- ishin fjalët e para të “fantazistit” shqiptar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat