​De Rossi merr vendim për Dybalan ndërsa Roma po përgatitet për ta ndalur Calhanoglun

Futboll

​De Rossi merr vendim për Dybalan ndërsa Roma po përgatitet për ta ndalur Calhanoglun

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:02
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi po i konsideron opsionet e tij te Roma për ta ndalur mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu, dhe sipas “Il Corriere dello Sport”, Leandro Paredes, Edoardo Bove ose Stephan El-Shaarawy do të kenë detyrën për ta ndalur yllin turk në “Stadio Olimpico” të shtunën.

Roma po përgatit për të pritur në shtëpi liderin e Serie A, Interin në “Stadio Olimpico” të shtunën në mbrëmje.

“Nerazzurët” kanë fituar 18 nga 22 ndeshjet e tyre në Serie A këtë sezon, dhe Calhanoglu ka qenë ndër lojtarët kyç të këtij sezoni. 30 vjeçari ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren 1:0 kundër Juventusit, dhe deri tani ka regjistruar nëntë gola dhe tri asistime në 21 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Ai do të jetë ndër rreziqet më të mëdha të Romës këtë vikend, dhe thuhet se De Rossi do ia besojë detyrën Paredes ose Bove për ta mbuluar yllin e Interit.

Ndërkaq, De Rossi së fundmi ka shpjeguar se si Paulo Dybala duhet të ketë më shumë liri në fushë, sikur ish-bashkëlojtari i tij, Francesco Totti, kështu që lojtarët e tjerë të Romës do të merren me Calhanoglun në qendër të mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat