Zbulohet plani i pronarëve të rinj të Manchester United

Futboll

Zbulohet plani i pronarëve të rinj të Manchester United

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:41
Stadiumi “Old Trafford”

“Daily Telegraph” raportoi të martën se Sër Xhim Retklif dëshiron të ndërtojë një stadium të ri për Mançester Junajtidin, klubin që ka kaluar 114 vitet e fundit në “Old Trafford”, stadiumin mitik me 74.000 spektatorë.

Plani, sipas burimeve të gazetës britanike, do të bënte që “djajtë e kuq” të krijonin një “Uembli Verior”, duke rivalizuar kështu stadiumin kombëtar 90 mijë vendesh në veri të Londrës.

Miliarderi Retklif, i cili themeloi grupin e petrokimikeve “INEOS”, ka blerë 25 për qind të aksioneve të Junajtidit për një shifër pranë 1.3 miliardë paundëve, e cila pritet të marrë vetëm miratimin nga Premier Liga përpara se të hyjë në fuqi.

Por ditën e djeshme, gjiganti i lajmeve “Sky Sports” raportoi pas këtij lajmi se të gjitha opsionet janë ende në tavolinë në lidhje me të ardhmen e “Old Trafford” dhe asnjë vendim nuk është marrë në këtë fazë.

Sipas “The Telegraph”, Retklif është kundër idesë së zhvendosjes së klubit nga “Teatri i Ëndrrave”, por ai mendon se tifozët do të japin mbështetjen e tyre për ndërtimin e stadiumin nëse ai bëhet në të njëjtën tokë.

Junajtid zotëron rreth 100 hektarë tokë rreth “Old Trafford”, ndërsa 43 hektarë të kësaj toke janë të hapura për zhvillim. Rreth 25 hektarë thuhet se janë të papërdorura.

Junajtid kërkon të ndërtojë një stadium edhe më të madh dhe modern për të qenë në të njëjtën linjë me gjigantët e tjerë të Europës. Barcelona po ndërton një stadium krejtësisht të ri, ndërsa Reali i Madridit dhe Liverpuli vendosën të ndërhyjnë në stadiumet aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat