“Bavarezët” gati të hapin thesin për “yllin” uruguajan

Futboll

“Bavarezët” gati të hapin thesin për “yllin” uruguajan

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 18:42
Ronald Araujo

Mund të thuhet se pritet të jetë, një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës së ardhshme.

“Shtatlarti” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me teknikun, Thomas Tuchel, i cili është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit, në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, nëse oferta e “gjigantëve” gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë “Katalanasit” janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit, kjo pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.

Gjithashtu, tekniku, Thomas Tuchel është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbasin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat