Klopp: Ja çfarë duhet të bëjmë që të fitojmë Premier

Futboll

Klopp: Ja çfarë duhet të bëjmë që të fitojmë Premier

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:44
Jurgen Klopp

Liverpool kryeson Premier League dhe këtë fundjavë ka një përballje të vështirë ndaj Arsenal në Londër. Një sfidë delikate për “reds”, por kjo nuk tremb trajnerin Jurgen Klopp, që i ka idetë e qarta në lidhje me titullin.

“Nëse duam të mposhtim Manchester City dhe të fitojmë kampionatin na duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, sepse kjo është ajo që bëjnë rivalët tanë. Ata i fitojnë të gjitha.”, tha Klopp.

“Kjo është Premier League, kjo është koha e Manchester City, që po dominon prej disa sezonesh. Ata mund të thonë se nuk janë duke bërë sezonin e tyre më të mirë, por janë aty ku janë. Ata janë dy pikë prapa nesh”, u shpreh më tej trajneri gjerman.

“Ne thjesht duhet të përpiqemi të luajmë sezonin më të mirë. Kur përballemi me ta, duhet t’i mposhtim ata. Kjo vlen edhe për Arsenal, pasi edhe ata janë shumë pranë nesh në renditje”, tha Jurgen Klopp.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë sa më të vështirë që të jetë e mundur sezonin për rivalët tanë dhe të fitojmë. golat e minutave të fundit? Pesë zëvendësimet të ndihmojnë të hedhësh forca të freskëta në fushë dhe ne përfitojmë nga ky fakt”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat