Manchester City gati të shpërblejë De Bruynen

Futboll

Manchester City gati të shpërblejë De Bruynen

Më: 30 janar 2024 Në ora: 13:51
De Bruyne

Manchester City dëshiron të shpërblejë Kevin De Bruyne për besnikërinë e tij duke i ofruar mesfushorit një zgjatje të kontratës. De Bruyne mund të fitojë shumë më tepër nëse vendos të transferohet në Ligën Arabe, por 33-vjeçari belg dëshiron të qëndrojë në “Etihad”, pasi familja e tij e quajnë Manchester-in si shtëpi.

De Bruyne ka ende edhe 18 muaj nga kontrata e tij aktuale prej 375,000 stërlinash në javë. City po planifikon të arrijë një marrëveshje që do ta çojë atë në verën e vitit 2026, duke bërë që belgu të luajë me fanellën e kampionëve të Europës për një dekadë.

Mesfushori u rikthye në fushë pak ditë më parë nga një pushim 5-mujor, si pasojë e lëndimit. De Bruyne u rikthye me një gol dhe një asist në fitoren 3-2 ndaj Newcastle.

Ai beson se pushimi i gjatë i ka dhënë atij më shumë energji dhe fokus.

“Më duhej të ktheja gjithçka në rrugën e duhur. Mendërisht jam i qetë.

Të jesh pa stres për disa muaj pa luajtur bën ndryshim të madh.

Jam gati të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat e saj”, tha belgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat