Mourinho te Napoli? Presidenti De Laurentiis hedh poshtë zërat

Futboll

Mourinho te Napoli? Presidenti De Laurentiis hedh poshtë zërat

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:56
Mourinho

Që pas shkarkimit nga Roma, në të gjitha mediat italiane përflitet se Mourinho është në bisedime me Napolin, për të qenë kështu trajneri i ardhshëm i të kaltërve.

Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka folur duke hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme.

“Jose Mourinho nuk është pjesë e planeve tona, nuk ka qenë diskutuar asnjëherë.

Besoj se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Itali”, ka theksuar De Laurentiis dhe duke mohuar të gjitha thashethemet e merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat