Kumbulla është pranë rikthimit në fushën e blertë

Futboll

Kumbulla është pranë rikthimit në fushën e blertë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:19
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është pranë rikthimit në fushën e blertë.

Mbrojtësi shqiptar nuk luan që prej prillit, pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë.

Prej muajsh ai iu nënshtrua rekuperimit dhe tani është më pranë rikthimit se kurrë.

Pas dy ndeshjeve në stol, Kumbulla mungoi ndaj Milanit, duke qenë se ndjeu një mbingarkesë në këmbën e tij.

Por, sipas raportimeve nga mediat italiane, mbrojtësi shqiptar pritet që të jetë gati për të qendruar në stol në përballjen kundër Veronës.

Skuadra kryeqytetase do të kryhet ditën e shtunë, kur me shumë mundësi do të vijë edhe rikthimi i lojtarit të Kombëtares kuqezi.

Kumbulla do të ishte si një blerje e re për Romën, duke qenë se nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me ta në këtë sezon.

Për më tepër, në këto momente verdhekuqtë kanë në dispozicion vetëm 2 mbrojtës qendre dhe Marash Kumbulla do t’u jepte një ndihmë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat