​Dy skuadra në kërkim të yllit të Milanit

Futboll

​Dy skuadra në kërkim të yllit të Milanit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 19:34
Luka Romero

Sulmuesi i Milanit, Luka Romero si duket mund të dërgohet në huazim këtë janar, dhe Almeria po mundohet të garojë me Boca Juniors për transferimin e tij.

Romero iu bashkua Milanit në verën e vitit të kaluar si lojtar i lirë nga Lazio.

Romero ka arritur të bëjë vetëm pesë paraqitje për Milanin këtë sezon në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Spekulimet në Argjentinë thonë se 19 vjeçari preferon një rikthim në vendlindje te Boca Juniors.

Sidoqoftë, Almeria gjithashtu po tregon interesim serioz, dhe është duke negociuar për një huazim të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat