Miguel Gutierrez në gjurmët e gjigantit të Premier League-s

Futboll

Miguel Gutierrez në gjurmët e gjigantit të Premier League-s

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:54
Miguel Gutierrez

Klubi anglez, Manchester United raportohet se është i interesuar për Miguel Gutierrez e Girona-s.

Gutierrez është duke bërë një sezon të madh me Giroa-n, skuadër kjo që po ‘lufton’ për titull të kampionit këtë sezon të garave në La Ligë.

Sipas medieve britanike, “Djajtë e Kuq” prej javësh janë duke e monitoruar yllin e Girona-s, lojtar i cili është në pronësi të Real Madridit.

Drejtuesit e Man Unitedit, thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e lojtarit.

Gutierrez nga skuadra angleze shihet lojtar ideal për të zëvendësuar Sergio Reguilon, i cili tashmë ka paketuar valixhet për t’u rikthyer në Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat