Interi rinovon me yllin e skuadrës

Futboll

Interi rinovon me yllin e skuadrës

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:01
Lautaro

Pas Dimarkos, Darmian dhe Mkhitarjan, radhën për të rinovuar me Interin e ka Lautaro Martinez.

Duket se palët kanë arritur një marrëveshje, me sulmuesin që prej kohësh e kishte konfirmuar se do të firmoste me zikaltrit.

“Gazzetta dello Sport” raporton se çdo gjë ka përfunduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi, gjë që do të vijë në gjysmën e parë të janarit.

Argjentinasi do të firmosë një kontratë për katër 4 e gjysmë, duke treguar kështu besnikëri ndaj klubit të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat