Mbrojtësi i “Djajve” rikthehet te “Nëndetëset e Verdha”

Futboll

Mbrojtësi i “Djajve” rikthehet te “Nëndetëset e Verdha”

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 19:30
Eric Bailly

Villarreal ka arritur marrëveshjen me futbollistin Eric Bailly, i cili do të mbajë veshur fanellën verdhezi deri më 30 qershor 2025, me qendërmbrojtësin, i cili ka kaluar ekzaminimin mjekësor dhe do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës këtë të dielë.

Eric Bertrand Bailly zbarkon te Villarreali për përvojën e dytë e tij të dytë me “Nëndetësen e Verdhë”, me “kollosin” nga Bregu i Fildishtë do të ketë për detyrë të zëvendësojë itailianin, Matteo Gabbia, i cili do të rikthehet në Milano pas disa muajsh.

Mbrojtësi 29-vjeçar e veshi fillimisht fanellën e verdhë në gjysmën e dytë të sezonit 2014-15 e më pas Villarreal e bleu nga Espanyoli në merkaton e dimrit.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit që arriti në gjysmëfinale të UEFA Europa League dhe që arriti në vendin e 4-t të kampionatit dhe gjysmëfinalet e Copa del Rey gjatë sezonit 2015/16.

Roli i tij i jashtëzakonshëm te Villarreal bëri që klubet e kalibrit të Manchester United të merrnin parasysh qendërmbrojtësin e ri, i cili do të largohej për në klubin anglez në verën e vitit 2016, duke u bërë një nga shitjet më të mëdha në historinë e klubit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat