Në kërkim të një trajneri, Besiktas nis kontaktet me ish-ët e Barcelonës

Futboll

Në kërkim të një trajneri, Besiktas nis kontaktet me ish-ët e Barcelonës

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:45
Besiktas

Klubi i Besiktas është në kërkim të një trajneri të ri, pas angazhimit të Burak Yilmazit si trajner i përkohshëm.

Siç raportohet nga mediet spanjolle klubi turk, përveç Ole Gunnar Solskaer, ka pasur kontakte fillimisht me Quique Setien dhe më pas me Ernesto Valverde, kontrata e të cilit me Athletic Bilbao skadon në qershor, të dy ish-trajnerë të Barcelonës.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Besiktas, por synimet janë të qarta, me klubin turk që kërkon një profil me eksperiencë në elitën e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat