Lojtari pëson atakun e dytë kardiak brenda 2023-shit në fushën e lojës

Futboll

Lojtari pëson atakun e dytë kardiak brenda 2023-shit në fushën e lojës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 18:26
Pamje

Kapiteni i Luton, Tom Lockyer, pësoi atak kardiak pak minuta më parë, gjatë ndeshjes në transfertë ndaj Bournemouth, duke tronditur gjithë të pranishmit në “Vitality Stadium”, me sfidën që u ndërpre në minutën e 66’.

29-veçari u shpëtua falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafeve mjekësore me defibrilator, teksa u nxor me barelë maskë oksigjeni nga fusha e lojës.

Më 27 maj 2023, Lockyer pësoi arrest kardiak në minutën e 12-të të ndeshjes ndaj Coventry në Championship, ndërsa edhe nga ajo sfidë jeta e mbrojtësit u shpëtua pas ndërhyrjes së stafeve mjekësore.

Kapiteni i Luton iu nënshtrua një operacioni në zemër, ndërsa u rikthye pas disa muajsh në fushën e blertë sërish.

Megjithatë këtë të shtunë Tom Lockyer pësoi një tjetër atak kardiak dhe humbi ndjenjat në fushën e lojës, në sfidën me Bournemouth, ndërsa ende nuk dihet gjendja e lojtarit,.

Sfida Bournemouth-Luton, ndërkohë është pezulluar për t’u luajtur për një moment tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat