Në Arabi nuk heqin dorë: Ai di ku të na gjejë

Futboll

Në Arabi nuk heqin dorë: Ai di ku të na gjejë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:58
Mbappe

Në Arabi nuk i kanë humbur shpresat për afrimin e Kylian Mbappe, edhe pse vështirë që “ylli” francez të pranojë transferimin në futbollin saudit.

Michael Emenalo, drejtori i Ligës së Arabisë Saudite, është rikthyer të flasë rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit në Arabi.

“Biseda me Kylian është e hapur, por ne nuk e dimë se çfarë dëshiron ai të bëjë. Pozicioni ynë është shumë i qartë: çdo futbollist i këtij niveli e di ku të na gjejë…

Nëse ka ndonjë shans ose interes që Mbappe të jetë pjesë e kësaj që po ndërtojmë, tani ose në të ardhmen, ne nuk mund ta refuzojmë këtë mundësi.

Ai është një futbollist që e dua. Nuk mund të flas shumë rreth bisedës që patëm, thjesht kishte interes për të ditur nëse ai ishte gati të vinte në Arabi”.

24-vjeçari u kërkua nga Al-Hilal gjatë verës, por ai refuzoi një kontratë që bashkë me të drejtat e imazhit kalonte shifrën 1 miliard euro! Duke mos pranuar as të niste bisedimet zyrtare.

Mbappe del futbollist i lirë gjatë verës së ardhshme. Destinacioni i radhës pritet të jetë Reali i Madridit, klub që e kërkon prej vitesh sulmuesin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat