Rikthim i madh i De Gea-s

Futboll

Rikthim i madh i De Gea-s

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
David de Gea

David de Gea raportohet se po shqyrton një mundësi për t’u rikthyer në Premierligë.

Spanjolli është ende pa klub, pas largimit të tij gjatë verës nga Man. Junajted dhe ai mund t’i bashkohet një ekipi të ri edhe jashtë afateve kalimtare të transferimeve.

Pas largimit të tij nga “Old Trafford”, De Gea është vënë në shënjestër të ofertave nga Turqia dhe Spanja. Këto lëvizje nuk u materializuan në një ofertë të fortë, së bashku me një refuzim të përfolur për një kalim në Arabinë Saudite.

Një lidhje e raportuar me Inter Majamin ende nuk është zhvilluar dhe sipas “Daily Mail”, 33-vjeçari po synohet nga Njukasëlli në afatin kalimtar të janarit. “Magpies” thuhet se duan të sjellin një mbulim me përvojë për Nik Pope, i cili do të mungojë deri në mes të prillit për shkak të një lëndimi në shpatull.

Kësisoj, De Gea mund t’i bashkohet skuadrës së Eddie Hoëe në një marrëveshje afatshkurtër, deri në fund të sezonit 2023/24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat