Kujtim Shala: Ja pse nuk mund të jetoja në Beograd

Futboll

Kujtim Shala: Ja pse nuk mund të jetoja në Beograd

Nga: K. Goca Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:12
Kujtim Shala

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe Kroacisë, Kujtim Shala, njeriu më i urryer nga serbët, ka treguar një detaj interesant.

E para, Kujtim Shala në edicionin 1983-1984 është paraqitur në petkun e Partizanit të Beogradit, për të kaluar në KF Prishtina në edicionin 1984 – 1988. 

Pastaj shtegtoi në Dinamo të Zagrebit në periudhën 1989-1991, për të vazhduar në skuadrat franceze e gjermane.  

Kujtim Shala ka folur për mediumin kroat “Veçernj List” duke treguar pse nuk ka mundur të qëndrojë në Beograd.  

“Nuk mund të jetoja më në Beograd, atje mund të më shkatërronin karrierën”, tha Shala.

“Për Prishtinën kam luajtur në vitin 1987 kur mundëm (1:2) Dinamon në Zagreb.

Por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi në atë ndeshje. Nëse nuk kam shënuar gol do të thotë se nuk kam luajtur mirë”, tha Shala.

Duhet theksuar se Shala është i pari shqiptar që ka veshur fanellën e kombëtares së Kroacisë më 17 tetor të vitit 1990, ende pa u shembur Jugosllavia artificiale, ku luajtën në “Maksimir” kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fituan me rezultat 2:1 ndeshjen revyale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat