Ibra të jetë i përulur

Futboll

Ibra të jetë i përulur

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Fabio Kapelo

Fabio Kapelo, ish-trajneri i Milanit dhe trajneri i Zlatan Ibrahimoviç kur, si futbollist, pasi pati veshur fanellën e Juventusit (2004-2006), foli ekskluzivisht për “La Gazzetta dello Sport” për rolin e tij të ri si këshilltar për “RedBird”.

“Zlatani do të duhet të ruajë personalitetin e tij dhe guximin për të marrë përgjegjësi.

Kjo nuk duhet të ndryshojë. Por edhe për të përdorur inteligjencën duhet të dijë të përshtatet me një rol ku nevojitet edhe përulësi. Të dish se ku dhe kur të ndërhysh për të bërë të mirën e të gjithëve, duke u hapur për diskutim është një cilësia po ashtu e nevojshme”.

Më pas vëmendja e ish-trajnerit kalon tek ndeshja e sotme mes Njukasëllit dhe Milanit, me këtë të fundit që i nevojitet fitorja për të qëndruar në Ligën e Europës, teksa për Champions-in do të duhet edhe fitorja e Dortmundit me PSG-në.

“Njukasëlli është një skuadër që duhet sulmuar me shpejtësi: ata hynë në krizë kundër Totenham.

Por nëse u jep hapësirë, janë shumë të shpejtë për të sulmuar. E pashë me kujdes Totenhem-Njukasëll.

Vendësit i shfrytëzuan të gjitha momentet në mënyrën më të mirë të mundshme, por patën disa vështirësi kur e gjetën veten të ekspozuar, ç’ka dëshmon vlerat e anglezëve”, deklaroi Kapelo në lidhje me ndeshjen e sotme të orës 21:00 në “Sen Xhejms Park”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat