Howe thotë se Newcastle duhet të luftojë për të vazhduar në CHL

Futboll

Howe thotë se Newcastle duhet të luftojë për të vazhduar në CHL

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:17
Howe

Nëse Newcastle United do që të kalojë në 16-shen skuadrave më të mira në Champions League atëherë duhet ta mposhtë Milanin në "St James` Park" dhe të shpresojë që Paris Saint-Germain të humbasë pikë kundër Borussia Dortmundit. 

Grupin F e kryeson Dortmund me dhjetë pikë, në vendin e dytë gjendet PSG me shtatë pikë, kurse Newcastle dhe Milan kanë nga pesë pikë. 

"Është një moment i vështirë për ne.

Ne duhet të vazhdojmë, duhet të luftojmë", ka thënë trajneri Eddie Howe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat