Leao: Jam i lumtur, por uroj të vazhdojmë kështu edhe me Atalantën

Futboll

Leao: Jam i lumtur, por uroj të vazhdojmë kështu edhe me Atalantën

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:07
Leao

Pasi u zgjodh si pjesë e formacionit të vitit në “Galanë e Madhe të Futbollit” italian,

Rafael Leao mendon vetëm për rikthimin. Nuk është ende e qartë se kur do ta shohim në fushë, por nëpërmjet një interviste, portugezi ka siguruar për shëndetin e tij të gjithë tifozët.

Sa ka ndryshuar Milani këtë vit?

Kemi nënshkruar lojtarë me cilësi të madhe të cilët e kanë ngritur nivelin. LoftusÇiku, Pulisiç dhe të tjerët kanë ndihmuar shumë. Kristiani për shembull shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e fundit.

Nëse jam i dëmtuar, jam i sigurt që bashkëlojtarët e mi do të japin 10 për qind% për ekipin. Me Fiorentinën dhe Frozinonen bënë shumë mirë dhe unë jam i lumtur, por uroj të vazhdojmë kështu edhe me Atalantën.

Besoni ende te titulli?

Po sigurisht, kampionati është i gjatë. Skuadra është në gjendje të mirë dhe ka cilësi. Ka pasur ndeshje në të cilat duhet të kishim bërë më mirë dhe duhet të kishim fituar, por tani po i kthehemi fitoreve në shtëpi. Po e largojmë presionin dhe i besoj shokëve të mi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat