Llapi - Feronikeli 74, formacionet zyrtare

Futboll

Llapi - Feronikeli 74, formacionet zyrtare

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:13
Pamje e stadiumit të Llapit

Llapi është nikoqir i Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë.

Është një duel i skuadrave që nuk po kalojnë formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe kërkojnë këndelljen.

Llapi në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm tre pikë, ku nuk din për fitore pasi ka një humbje e tre barazime.

Ndërkohë Feronikeli ’74 ka pësuar dy disfata e dy barazime në katër sfidat e fundit.

Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren pasi në këtë mënyrë do t’i japin fund formës së tmerrshme.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Jashari, Bekteshi, Blakcori, Namani, Ahmeti, Musolli, Veliu, Gashijan, Januzi.

Feronikeli ’74: Meira, Musa, Lladrovca, Bruqi, Halili, Avdyli, Rrahmani, Berisha, Shabani, Shillova, Bachare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat