Bonuse befasuese për ata që kualifikohen

Futboll

Bonuse befasuese për ata që kualifikohen

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Dy miliardë e gjysmë arsye të tjera të mira për t’u kualifikuar në Ligën e re të Kampionëve.

Gara më e rëndësishme e klubeve në Evropë është gati të pasurohet, fjalë për fjalë, me çdo gjë tjetër veç risive margjinale në funksion të kalimit në formulën e rinovuar, që UEFA ka vendosur të miratojë për organizimin e kompeticionit prestigjioz kontinental.

Në Ligën e re të Kampionëve, e cila do të nisë nga sezoni 2024-2025, në të cilën do të kalojmë në një grup të vetëm prej 36 skuadrash, ndeshjet do të jenë 47 për qind më shumë në total se në edicionet e mëparshme.

Kjo do të vlejë gati 2.5 miliardë euro për klubet pjesëmarrëse.

Të dhënat dalin nga dokumentet zyrtare, të konsultuara nga “Calcio e Finanza”.

Modeli i ri i shpërndarjes së burimeve financiare për klubet pjesëmarrëse do t’i japë rëndësi më të madhe pjesëmarrjes (nga 25 për qind në 27.5 për qind do të ndahen në mënyrë të barabartë) dhe rezultateve (nga 30 për qind në 37.5 për qind), ndërsa dy shtyllat ekzistuese, d.m.th. grupi i tregut dhe koeficientët, do të bashkohen dhe të reduktohen (nga 45 për qind në 35 për qind).

Shifra befasuese, të cilat në detaje mund të përmblidhen si më poshtë:

Bonusi i pjesëmarrjes – 678.5 milionë euro në sezon (500.5 milionë në 2023/24)

Bonusi i rezultateve – 925.3 milionë euro në sezon (600.6 milionë në 2023/24)

Tregu dhe koeficientët – 863.6 milionë euro në sezon (900.9 milionë në 2023/24).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat