Josa e nis me “këmbën” e mbarë

Futboll

Josa e nis me “këmbën” e mbarë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:14
Laçi

Josa e nis me “këmbën” e mbarë!

Ardhja e Mirel Josës në stolin e “kurbinasve” të Laçit ka ndryshuar jo pak lojën e këtyre të fundit, të cilët mesditën e kësaj të marte kanë mundur në “Selman Stërmasi”, “bardheblutë” e Tiranës, me rezultatin e pastër 0:2, në përballjen e vlefshme për javën e 7 të Kategorisë Superiore.

Një golë në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë u mjaftuan “bardhezinjve” të Josës, për të siguruar 3 pikët e “arta” ndaj skuadrës së Shehit, teksa fillimisht topin në rrjetë e çoi “bomberi” anglez, Ronald Soboëale në mintuën e 41’-të të sfidës e më pas Thaleb e Manellari në miuntat 91’ e 94’ të sfidës “vulosën” rezultatin, 0:3.

Me këtë rezultat, Laçi ngjitet në vendin e 3-të të renditjes, me 10 pikë, ndërsa “bardheblutë” e Tiranës gjenden 1 vend më poshtë se “kurbinasit”, me pikë të barabarta me këta të fundit, por me golavarazh më negativ se këta..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat