Capello: Nuk ishte i njëjti Inter që mposhti Milanin

Futboll

Capello: Nuk ishte i njëjti Inter që mposhti Milanin

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:14
Fabio Capello

Nga studiot e “Sky Sport”, Fabio Capello komentoi barazimin 1-1 të Interit në fund.

“Pesë ndryshime nga formacioni i shkuar janë shumë, skuadra që mundi Milanin ishte një tjetër. Më pas vuajtën teknikën dhe presingun e Real Sociedadit.

Baskët janë një skuadër me shumë identitet dhe shpirt gare dhe nuk është e lehtë t’i përballësh, e thashë që në fillim që do ta kishin shumë të vështirë ndaj tyre.

Pastaj Inzagi ndërhyri dhe i kompensoi mirë lëvizjet që kishte bërë.

Zëvendësimet ishin të dobishme, dhanë efekt dhe në fund pamë Interin. Në fund u demonstrua se skuadra është konkurruese”, tha ish-trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat