Manchester Utd shokohet në “Old Trafford”

Futboll

Manchester Utd shokohet në “Old Trafford”

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 17:58
Brighton

Manchester Utd ka pësuar humbje të rëndë me rezultat 3:1 nga Brighton-i, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Old Trafford". 

Brighton është befasia më e madhe e këtij edicioni në Premier League. 

Vendasit zhgënjyen me rezultat, duke pësuar humbjen e tretë nga pesë ndeshjet e deritashme.

Për Brighton-in shënuan Welbeck (20'), Gross (53') e Joao Pedro (71') dhe për Manchester Utd realizoi Mejbr (73’).

Brighton renditen në vend të katërt me 12 pikë apo me 4 fitore e 1 humbje dhe Manchester Utd në të 12-tin me 6 pikë apo me dy fitore e tre humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat