Vidal: Nuk e mbaj mend sa herë i ka “vjedhur” ndeshjet Reali

Futboll

Vidal: Nuk e mbaj mend sa herë i ka “vjedhur” ndeshjet Reali

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:32
Vidal

Dëmtimi i rëndë që pësoi pak ditë më parë me fanellën e Athletico Paranaense nuk e ndalon Arturo Vidal të flasë në lidhje me klubet e tij të kaluara. Nëpërmjet një komunikimi “live” në rrjetet sociale,

36-vjeçari tregon se Real Madrid i ka “vjedhur” ndeshjet në më shumë se një rast ndërsa shtoi se Sergio Busquets është një lojtar shumë më i mirë se Casemiro.

“Ndonjëherë më ngatërrohen ndeshjet dhe nuk e kujtoj se në cilin prej tyre është favorizuar Reali i Madridit, kanë ndodhur aq shumë gabime në ndeshjet kundër tyre. Real Madrid ka “vjedhur” në më shumë se një ndeshje skuadrat në të cilat unë kam bërë pjesë, aq shumë herë janë përsëritur rastet sa tani harroj edhe ndonjë episod.

Casemiro apo Busquets? Po padyshim që Busquets. Në të gjithë skuadrat, roli i mesfushorit të qendrës është të kontrollojë ritmin e lojës, bëhet fjalë për lojtarin më teknik të skuadrës, është personi që luan topin.

Casemiro nuk ka asgjë nga ato që përmenda më sipër, prandaj për nuk ka dyshim që Busquets është shumë më i mirë”, u shpreh Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat