Imeri me Young Boys-in në fazën e grupeve bë Champions League

Futboll

Imeri me Young Boys-in në fazën e grupeve bë Champions League

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 22:56
Young Boys-feston

Futbollisti shqiptar, Kastrit Imeri, me ekipin zvicerane, Young Boys nga Bernë, janë kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League.

Young Bpys si vendas e ka mposhtur me rezultat 3:0 skuadrën izraelite, Maccabi Haifa.

Sfida e parë ka përfunduar baras (0:0), kësisoj Young Boys ka avancuar më tej.

Golat i realizuan Itten (23'), Seck (28' - autogol) e Ugrinic (46’).

Imeri u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 70-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat