Maloku: Fitore me meritë e Kosovës, përforcimet janë të qëlluara 

Futboll

Maloku: Fitore me meritë e Kosovës, përforcimet janë të qëlluara 

Nga: K. Goca Më: 20 gusht 2023 Në ora: 23:36
Shaban Maloku dhe Bujar Neziri

Kosova e Dusseldorfit po tregon lojëra të mira në edicionin e ri në Bezirksliga.

Sot shënuan një fitore shumë me rëndësi me rezultat 3:2 ndaj Gerresheim, në kuadër të javës së dytë.

Ish futbollisti i mirënjohur, Shaban Maloku, aktualisht koordinator në FC Kosova, ka analizuar lojën e sotme. 

“Fitorja e dytë e radhës me plot meritë. 

Fillimi i ndeshjes ishte plotësisht e dominuar nga ne ku kundërshtari e detyruam ta mbyllim në pjesën e tyre, kështu që arritëm ta thyejmë murin e tyre dhe shënuam dy gola me meritë në pjesën e parë. 

Pjesa e dytë filloj furishëm për ne ku arritëm të shënojmë golin e tretë dhe e ngritëm rezultatin në 3:0 por nga vetëkënaqësia e lojtarëve bie ritmi i lojës tonë, kështu që kundërshtari këtë e shfrytëzoj duke e zvogëluar rezultatin 3:2”, thotë Maloku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kosova udhëheq renditjen me 6 pikë të mbledhura. 

Kuqezinjtë janë konkurrenti kryesor për vend të parë, me synime që të ngritën në Landesliga.   

“Përforcimet janë të qëlluara por don edhe pak kohë për me konsoliduar ekipin si është më së miri. 

Pas lojës e bëmë një analizë të shkurtër me kryetarin e klubit Bujar Nezirin ku u akorduam për disa gabime të vogla, të cilat në të ardhmen nuk guxojnë të përsëritën sidomos në teknik - taktik duke e marrë parasysh pretendimet tona për një ligë më lart.

Çdo ndeshje për ne është finale. Por besoj dhe shpresoj me këtë kuadër do t’ia arrijmë qëllimin”, tha Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat